Partia Social Demokrate sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues, në të cilën ka zgjedhur nënkryetaren dhe Sekretarin e Përgjithshëm të partisë.

IMG 9315


Sipas njoftimit për media në këtë mbledhje është diskutuar për situatën politike dhe mbi planin organizativ për rritje dhe zgjerim.

IMG 9456

Në njoftim thuhet se gjatë kësaj mbledhjeje Këshilli Drejtues votoi si nënkryetare deputeten Shqipe Pantina, Sekretar të Përgjithshëm deputetin Dardan Molliqaj, ndërsa zgjodhi anëtarë të kryesisë: Adea Batushën, Aida Rushitin, Ardian Ollurin dhe Natyra Kuçin./Telegrafi/

IMG 9292