Shqetësuese, drejtori i Onkologjisë: Mbi dy mijë raste të reja me tumore për një vit në Kosovë

Drejtori i Klinikës Onkologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi, ka deklaruar se numri i rasteve të reja të tumoreve të ndryshme te të rriturit ka shkuar në 2 mijë e 100 në vit, me një rritje të vazhdueshme të numrit të pacientëve të cilët mbijetojnë sëmundjen dhe kërkojnë konsulta dhe trajtime.
“Mbi 2 mijë e 100 raste kemi në vit që paraqiten për herë të parë te të rriturit tumoret e lloje të ndryshme. Nga viti në vit rritet numri i pacientëve të cilët mbijetojnë sëmundjen dhe marrin konsulta dhe trajtime”, ka deklaruar ai në TV Dukagjini.
“Ne kemi të rinj ndër moshën 50-vjeçare 40 kur kanë kancer të lokalizimeve të ndryshme dhe kur sëmundja është e avancuar kur edhe mjekimi është më i veçantë më i vështirë dhe sukseset e mjekimit mund të jenë jo ato që ne i dëshirojmë, dhe kjo është shqetësuese”, ka thënë tutje ai.
Ai, gjithashtu, ka shprehur shqetësimin për rastet kur sëmundja është në stadet e avancuara, duke theksuar se mjekimi në këto raste bëhet më i vështirë dhe sukseset e mjekimit nuk janë gjithmonë të garantuara.
Në lidhje me ngarkesën e punës në Klinikën Onkologjike, Kurtishi ka theksuar se klinika trajton mbi 5 ose 6 mijë pacientë brenda një viti.
Fluksi i pacientëve, sipas tij, mund të arrijë deri në 500 në ditë, duke përfshirë shërbimet e kimioterapisë dhe radioterapisë.
“Klinika e Onkologjisë, trajton brenda një viti mbi 5 apo 6 mijë pacientë dhe fluksi ditor i punës është ose numri i pacientëve që e frekuenton klinikën tonë brenda 24 orëve mund të mbërrijë deri në 500 persona, dhe kjo është më shumë sesa emergjenca në QKUK”, ka shtuar ai.
“Ndodh që ne kemi 500 pacientë brenda ditës dhe shumica nga ta janë në shërbimin e kimioterapisë mbi 300 apo 250, dhe rreth 150 i kemi në shërbimin e radioterapisë, ku ata vazhdojnë mjekimet me rrezatim dhe në të njëjtën kohë shërbimet ne repart i cili punon me kapacitet të plotë”, ka deklaruar ai.
Ai ka potencuar se kjo situatë e bën klinikën e tyre të jetë me një volum të madh të punës dhe ka falënderuar përkushtimin e madh të kolegëve të tij në kryerjen e një punë të jashtëzakonshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?