Shqetësime për incidente zgjedhore

Një diplomat perëndimor deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se nuk klima e krijuar acaruese politike tanimë edhe në kampin politik maqedonas, është një paralajmërim për tensione dhe incidente zgjedhore gjatë fushatës dhe sidomos në ditën e votimit më 5 qershor.
“Ne nuk përjashtojmë një zhvillim të tillë dhe se kjo do të përsëritet në pikat e nxehta periferike të banuara me shqiptarë, ku vazhdimisht kanë qenë evidente incidentet. Por, tanimë kemi një situatë të re ku incidentet dhe dhuna do të përfshijnë edhe kampin politik maqedonas”, theksoi diplomati perëndimor.
Sipas tij, partitë shqiptare në zonat rurale do të fokusohen në ruajtjen e votës së lirë dhe shmangien e votimit familjar, por megjithatë kjo situatë akoma ende është problematike.
Partia maqedonase në pushtet dje paralajmëroi skenare të organizuara nga LSDM për shkaktimi ne dhunës dhe incidenteve në ditën e zgjedhjeve. Komitetet vendore të LSDM opozitare kanë shpërndarë thirrje aktivistëve për mbrojtën e votës së lirë në ditën e zgjedhjeve.
Misioni i OSBE-ODIHR me 300 vëzhguesve do t’i ndjek zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit në Maqedoni. Kjo organizatë ndërkombëtare ende ka evidentuar parregullsi në proceset zgjedhore, duke vënë në qendër të vëmendjes frikësimin e qytetarëve në ditën e votimit dhe mospastrimin e listave zgjedhore.
Nga vëzhguesit vendorë, organizata Most do të ketë 3500 vëzhgues në terren. Partitë e vogla druajnë për keqpërdorimin dhe vjedhjen e votës së lirë nga partitë e mëdha, përmes manipulimeve dhe shantazheve të ndryshme. /Telegrafi/





















































