Këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare, Ryva Kajtazi, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.
Ajo ka rrëfyer pesë datat më të paharrueshme në jetën e saj, ku një ndër to ka cekur datën 25 dhjetor të vitit 2016.
Ishte pikërisht kjo datë, kur mjekët në Kosovë ia kishin shuar shpresat për ardhjen në jetë të fëmijës gjatë kohës sa ishte shtatzënë.

Ky lajm i kishte ardhur si bombë aso kohe Kajtazit, e cila pikërisht në një datë të njëjtë të një viti më parë në 2015-n, kishte përjetuar ndërprerjen e shtatzënisë për herë të dytë.
Ryva tregon se pas tronditjes, vendosi të kontaktojë një doktoreshë nga Shkupi, e cila u kujdes për të, por që edhe ajo i kishte dhënë shpresë përmes një operimi, nga ku mundësia e dështimit ishte në 99 për qind.

Mirëpo këngëtarja tha se nuk kishte asgjë për të humbur dhe kështu vendosi të provojë fatin duke iu nënshtruar operimit, i cili për fat të mirë rezultoi i suksesshëm.
Më pas ajo tha se iu desh të qëndronte për rreth katër muaj e shtrirë, në mënyrë që t’i shpëtonte dështimit – gjë për të cilën Kajtazi falënderoi nënën e saj që i qëndroi pranë gjatë gjithë asaj kohe.
“Nuk e kam shijuar asnjë ditë, çdo mëngjes, çdo mbrëmje iu kam lutur Zotit që ky fëmijë të shpëtojë”, ka thënë Ryva përgjatë emisionit, ku nuk i mbajti as lotët.
Dhe si rezultat i kësaj rezilience, këngëtarja arriti që ta sjellë në jetën vajzën e saj, Dorela, dhe vetëm tri vite më pas, ajo solli në jetë edhe një tjetër djalë, Fronin, i cili erdhi në jetë pas një shtatzënie të lehtë dhe jo të ndërlikuar si ajo e para. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Stresi për Gjestin: Nuk është lehtë të bësh dy Big Brother, e shoh fitues - është kryefjala

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë