LAJMI I FUNDIT:

Shprehu keqardhje që Kurti dhe shqiptarët u liruan nga burgjet e Serbisë, reagimet ndaj deklaratës së Vuçiqit

Shprehu keqardhje që Kurti dhe shqiptarët u liruan nga burgjet e Serbisë, reagimet ndaj deklaratës së Vuçiqit

Deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në seancën e Kuvendit të Serbisë lidhur me lirimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe dhjetëra shqiptarëve nga burgu i Serbisë pas luftës në Kosovë, ka ngjallur reagime në vend. 

Vuçiq gjatë të enjtes dhe të premtes në një seancë të veçantë të Kuvendit të Serbisë për Kosovën disa herë ka shprehur keqardhje që Kurti dhe dhjetëra shqiptarë janë liruar nga burgjet serbe.

Reagimi i fundit lidhur me këtë deklaratë vjen nga Donjeta Miftari, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani.


Ajo ka publikuar një video ku Vuçiq tregon letrën e lirimit nga burgu të Kurtit, të nënshkruar në atë kohë nga presidenti i ish Jugosllavisë, Vojislav Koshtunica.

“Pavarësisht përpjekjeve për të ‘pastruar’ të kaluarën e Aleksandar Vuçiqit dhe për ta paraqitur atë si konstruktiv ai (Vuçiqi) gjithmonë e zbulon veten e tij të vërtetë”, ka shkruar Miftari në Twitter.

“Këtu ai po ankohet për lirimin e të burgosurve të luftës, të torturuar, duke përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës”, ka shtuar ajo.


Lidhur me deklaratën e presidentit serb ka reaguar edhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila.

Ajo ka thënë se Putini në Rusi, dhe ngjashëm Vuçiqi në Serbi i duan kundërshtarët e tyre në burg.

E, për rastin ka reaguar edhe deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Kamberi në Kuvendin serb ka thënë se e gjithë fajësia për tensionet e ngritura kohëve të fundit, po bartet mbi Kosovën. Sipas tij, e gjithë kriza po personifikohet me figurën e kryeministrit Kurti.

“Albin Kurti nuk është as monstrum e as terrorist. Ai është Kryeministër i zgjedhur në mënyrë legjitime i Qeverisë së Kosovës. Si të tillë do duhej ta pranonit dhe me të të arrinit marrëveshje”, ka thënë Kamberi teksa i është drejtuar Vuçiqit.

Kamberi, Vuçiqit për Kurtin: E arrestuat kur ishte i ri, tash është kryeministër me të cilin duhet patjetër të arrini marrëveshje
Lexo po ashtu Kamberi, Vuçiqit për Kurtin: E arrestuat kur ishte i ri, tash është kryeministër me të cilin duhet patjetër të arrini marrëveshje

Tutje, ai ka deklaruar se i vjen keq që Vuçiqi dje disa herë ka shprehur keqardhjen që Kurti nuk është ende nëpër burgjet serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori