LAJMI I FUNDIT:

Kamberi, Vuçiqit për Kurtin: E arrestuat kur ishte i ri, tash është kryeministër me të cilin duhet patjetër të arrini marrëveshje

Kamberi, Vuçiqit për Kurtin: E arrestuat kur ishte i ri, tash është kryeministër me të cilin duhet patjetër të arrini marrëveshje

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur në këtë institucion për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa i është drejtuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kamberi në Kuvendin serb ka thënë se e gjithë fajësia për tensionet e ngritura kohëve të fundit, po bartet mbi Kosovën. Sipas tij, e gjithë kriza po personifikohet me figurën e kryeministrit Kurti.


“Albin Kurti nuk është as monstrum e as terrorist. Ai është Kryeministër i zgjedhur në mënyrë legjitime i Qeverisë së Kosovës. Si të tillë do duhej ta pranonit dhe me të të arrinit marrëveshje”, ka thënë Kamberi teksa i është drejtuar Vuçiqit.

Tutje, ai ka deklaruar se i vjen keq që Vuçiqi dje disa herë ka shprehur keqardhjen që Kurti nuk është ende nëpër burgjet serbe.

“A nuk do duhej rasti i tij dhe rasti i dhjetra mijëra të rinjëve shqiptarë të arrestuar atëkohë të ju shërbejë si dëshmi më e mirë për politikën e gabuar e represive të Serbisë në Kosovë? Keni arrestuar një të ri, keni fituar një Kryeministër me të cilin duhet patjetër të bisedoni e të arrini marrëveshje”, është shprehur deputeti shqiptar.

“Secili që është objektiv e di që kriza në Kosovë nuk daton nga viti i kaluar. Ajo është pasojë e politikës represive dhe të gabuar të cilën e keni udhëhequr me dekada”.

Kamberi ka thënë se është fakt që Kosova ka qenë vendi ndaj të cilit është ushtruar represioni më i gjatë shtetëror në historinë e re të Ballkanit.

“Jemi në një situatë ku ka ardhur fundi i ekuilibrimit në dy karrige dhe kemi sinkronizim të plotë të qëndrimeve të BE-së dhe SHBA-së rreth domosdoshmërisë së arritjes të marrëveshjes me Kosovën. Taktizimet me prolongime nuk kanë më vend”.

“Shtetet perëndimore po e bëjnë të qartë që janë të inkuadruara dhe që kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjes. Vizitat e fundit të zyrtarëve të caktuar të SHBA-ve, BE-së tregojnë që është duke ndodhur një aksion diplomatik i cili ka për qëllim të sjellë Serbinë deri në atë pikë sa që do të duhej definitivisht të vendosë rreth orientimit të saj”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori