LAJMI I FUNDIT:

Shpëtojnë nënë e bir në Vlorë, u shpërtheu bombola e gazit në shtëpi

Shpëtojnë nënë e bir në Vlorë, u shpërtheu bombola e gazit në shtëpi

Një banesë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Babicë të Vlorës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:20 për shkak të rrjedhjes së bombolës së gazit.

Kur banori i banesës do ndizte bombolën e gazit për të gatuar, ajo ka rrjedhur gaz dhe më pas ka marrë flakë, të cilat kanë shkrumbuar banesën ku ai jetonte së bashku me nënën e tij.


“Sa do gatuaja, mori flakë. Vetëm atë banesë kemi.“-shprehet banori.

Ndërkohë zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje. Zjarrfikësit kanë mundur te shuajnë zjarrin dhe kanë nxjerrë bombolën e gazit e cila duket qartë që ka çarje.

Policia po merr në pyetje pronarin e banesës./tch/