Shpëtoi për një muaj në mal duke ngrënë fruta dhe kërpudha (Foto)

9:"© Google
Lisa Theris që ishte ndjekur nga dy plaçkitës derisa po voziste në Alabama të Shteteve të Bashkuara, ka ikur nga vetura dhe ka hyrë në një pjesë malore.
Meqenëse nuk kishte telefon dhe nuk e njihte atë zonë, 25-vjeçarja ka humbur pa pasur mundësi të kërkonte ndihmë, transmeton Telegrafi.

Për një muaj, ajo ka bërë xhiro në atë hapësirë, duke ngrënë frute mali dhe kërpudha, ndërsa pinte ujë nga pellgjet e ndryshme.

Atë e kanë gjetur të pickuar nga insektet dhe me gërvishtje të shumta, kryesisht në këmbë.

“Nuk i kemi bërë shumë pyetje. Gjendja saj shëndetësore është e mirë dhe po i kthehet normalitetit”, thuhet në raportin e hetuesve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































