Kasper Schmechel ka folur pas kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Leicester City ka shënuar fitore në ballafaqimin e dytë kundër Sevillas me rezultat 2-0, e cila ishte e mjaftueshme për të kualifikuar pas humbjes në takimin e parë me rezultat 2-1.


Portieri danez që priti një penalti të N’Zonzi ka thënë se është ndjenjë e mrekullueshme që të ndihmosh ekipin për tu kualifikuar, transmeton Telegrafi.

''Është ndjenjë e mrekullueshme që ta ndihmosh skuadrën për t'u kualifikuar tutje. Ka të bëjë me besimin dhe ne kemi luajtur sikur në sezonin e kaluar në Premier League''.

''Kjo është një arritje e mrekullueshme. Jam krenar me skuadrën dhe plani ynë funksioni shumë mirë'', u shpreh Schmeichel.

Ndryshe, Leicester do të mësojë kundërshtarin e radhës pas hedhjes së shortit të premten në Nyon të Zvicrës. /Telegrafi/

telegrafi sport app