Një delfin i vogël u shpëtua në qytetin e New Castle të Delaware në SHBA - të dielën në mëngjes.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, delfini u pa rreth orës 10:30 në Battery Park, nga dikush që e dëgjoi atë duke kujisur.


Delfini ishte mbërthyer në breg pasi u kap në shkëmbinj kur batica mbaroi, tha John McDerby, kapiten i Policisë së Burimeve Kombëtare nga Departamenti i Burimeve Natyre dhe Kontrollit të Mjedisit.

USA 2

Personi kontaktoi kompaninë Good Will Fire Company, që iu përgjigj rastit, derisa arriti stafi nga Instituti i Kërkimit dhe Rehabilitimit i Edukimit Detar. /Telegrafi/

NewCastle

Delfini 1