LAJMI I FUNDIT:

I shpëtohet jeta 75-vjeçarit, SHSKUK: Është bërë stentimi i LM-LAD, një nga ndërhyrjet më komplekse në fushën e Kardiologjisë Invazive

I shpëtohet jeta 75-vjeçarit, SHSKUK: Është bërë stentimi i LM-LAD, një nga ndërhyrjet më komplekse në fushën e Kardiologjisë Invazive

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se i është shpëtuar jeta një 75-vjeçari, pas reagimit të shpejtë nga stafi shëndetësorë i QKUK-së dhe se pacientit i është bërë stentimi i LM-LAD, që sipas SHSKUK-së paraqet një nga ndërhyrjet më komplekse në fushën e Kardiologjisë Invazive.

Në njoftim thuhet se pacienti kishte shkuar në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, pasi kishte pësuar infarkt akut të miokardit.

Lexoni të plotë njoftimin:


Reagimi i shpejtë, me kohë dhe profesional nga stafi shëndetësorë i QKUK-së ka bërë që pacientit R.M., 75 vjeçar, t’i shpëtohet jeta dhe t’i kthehet jetës normale.

Pacienti kishte ardhur në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, pasi kishte pësuar infarkt akut të miokardit,  gjendje pas implantimit të CRT, Cardiomyopathy Dilatativa, Insuficiencë e avancuar kardiake, si dhe sëmundje e sheqerit.

Fillimisht pacientit i ishte bërë Koronarografia dhe  vërtetohet se ka ngushtime (stenoza) të avancuara të arterieve koronare, duke përfshirë edhe trungun e përbashkët (left main).

Për shkak të kompleksitetit së sëmundjes kardiake (zemër e dilatuar, me fraksion ejeksioni rreth 25%, me pajisje sinkronizuese të zemrës – CRT të implantuar me herët), konziliumi kardiologë- kardiokirurgë vendosi për stentimin e trungut të përbashkët (unprotected left main coronary artery disease), pasi që pacienti ka rrezikshmëri të lartë për operacion të hapur (by-pass).

Stentimi i kryer në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është trajtuar me sukses stentimi i LM-LAD tek pacienti 75 vjeç, dhe kjo paraqet një nga ndërhyrjet më komplekse në fushën e Kardiologjisë Invazive.

Trajtimi i tillë bëhet vetëm në qendrat e njohura të kardiologjisë invazive në botë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori