Shpëtohet dhia, për një javë ngeci në shkëmbin e lartë 30 metra (Foto)

21:"© WALES NEWS SERVICE
Mbrojtësit e rendit në Llandudno të Wales, kanë zbritur në një faqe shkëmbi për të shpëtuar një dhi, që kishte mbetur në mes të gurëve.
Kafsha e egër, që ka shkathtësi të mëdha, ka mbetur në 30 metra lartësi, sepse nuk kishte shteg që të lëvizte, transmeton Telegrafi.

Asaj i janë afruar shpëtimtarët që u lëshuan me litarë dhe e futën të valixhen e madhe, për ta dërguar në vend të sigurt.

Megjithëse qëndroi për një javë pa ujë dhe ushqim, veterinerët kanë thënë se gjendje e saj është e mirë dhe e kanë lënë menjëherë të lirë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































