Ish-futbollisti, Shpëtim Babaj ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.

Babaj tregon historinë se si nuk e lejoi babai i tij të nënshkruante me Hajduk Splitin dhe ofertat nga Empoli dhe Fiorentina.


Karriera te Zorya në Ukrainë, si mendoi Babaj që klubi i dha doping para ndeshjes dhe lojtarët që e befasuan për të mirë dhe për të keq, përmend shumë yje.

Historia e trukimit të ndeshjes dhe ‘dënimi’ i presidentit të Shakhtar për të udhëtuar me tren mbi 24 orë.

Babaj zbulon taktikat qesharake të trajnerit për ndeshjen legjendare kundër Real Madridit me yje si Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Karim Benzema.

Cili futbollist i Real Madridit e befasoi dhe me kë ndërroi fanellat dhe duelet në fushë me Ronaldon dhe ‘hakmarrja’ e Ramos ndaj tij.

Fikja e dritave dhe ‘frika’ se nuk do ta luajnë pjesën e dytë ndaj Real Madridit, janë vetëm disa nga prapaskenat që ka zbuluar Babaj në “Arena e Yjeve”.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  Patos  dhe KGM Kosova/Telegrafi/

telegrafi sport app