LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi i një pjese të gurthyesit në Mostar, shkakton rrëshqitjen e dheut – lëndohen dy persona dhe dëmtohen dy vetura

Shpërthimi i një pjese të gurthyesit në Mostar, shkakton rrëshqitjen e dheut – lëndohen dy persona dhe dëmtohen dy vetura

Autoritetet e sigurisë në Bosnje e Hercegovinë kanë filluar hetimet për aksidentin e shkaktuar nga rrëshqitja e dheut gjatë shpërthimit të një pjese të gurthyesit në Bijella afër Mostarit, ku dy persona mbetën të lënduar dhe disa automjete të dëmtuara.

Qendra Operative për Mbrojtjen Civile njoftoi të dielën se hetimet kanë vazhduar dhe se policia po siguron vendin e aksidentit, transmeton Telegrafi.

Më 6 prill, rreth orës 18:30, një sasi e madhe shkëmbi është shkëputur nga rrëshqitja e dheut si pasojë e shpërthimit të gurores.


Gjatë shpërthimit të një pjese të gurores është shkëputur edhe pjesa tjetër, e cila ka shkaktuar rënie të një sasie të madhe gurësh që kanë përfunduar në lumë.

Gjatë rënies një sasi e madhe guri ka groposur veturat që ndodheshin në rrugë, dy vetura kanë përfunduar në lumë, ndërsa një veturë po kërkohet, pasi nuk dihet nëse është nën dhe apo në ujë.

Fatmirësisht, veturat janë në pronësi të alpinistëve që nuk ndodheshin në to në momentin e aksidentit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përshkallëzimi i luftës tregtare SHBA-Kinë, Trump i vendos tarifë prej 104 për qind kinezëve

Përshkallëzimi i luftës tregtare SHBA-Kinë, Trump i vendos tarifë prej 104 për qind kinezëve

Amerika
Cilat firma dhe industri evropiane janë më të ndjeshme ndaj tarifave amerikane?

Cilat firma dhe industri evropiane janë më të ndjeshme ndaj tarifave amerikane?

Botë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se Kina përbën kërcënim të vazhdueshëm për Kanalin e Panamasë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se Kina përbën kërcënim të vazhdueshëm për Kanalin e Panamasë

Amerika
Gjermania u thotë mësuesve të organizojnë trajnime për mbrojtje civile, pasi BE-ja u tha qytetarëve të përgatisin komplete mbijetese 72-orëshe

Gjermania u thotë mësuesve të organizojnë trajnime për mbrojtje civile, pasi BE-ja u tha qytetarëve të përgatisin komplete mbijetese 72-orëshe

Evropa
Trump premton rritje të buxhetit për Pentagonin, një trilion dollarë për ushtrinë amerikane

Trump premton rritje të buxhetit për Pentagonin, një trilion dollarë për ushtrinë amerikane

Amerika
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Kalo në kategori