Të paktën 100 njerëz vdiqën dhe rreth 4000 janë plagosur në një shpërthim të tmerrshëm të martën në portin detar në pjesën qendrore të Bejrutit, njoftuan autoritetet libaneze.

Ajo pjesë e qytetit u shkatërrua, një numër i madh i ndërtesave u dëmtuan rëndë.


Shpërthimi ishte i barabartë me një tërmet të magnitudës prej 3.5 shkallë të Rihterit, sipas qendrës gjermane shkencore GFZ gjersa u dëgjua edhe në Qipro, më shumë se 200 kilometra përtej Mesdheut, raporton AP.

Objektet spitalore u mbushën shpejt dhe të lënduarit ende po sjellin, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë të lartë nga shumë vende i kanë ofruar ndihmë humanitare dhe çdo ndihmë tjetër Libanit në zgjidhjen e kësaj katastrofe, një vend që po lufton edhe me coronavirusin.

Për nder të viktimave të shumta, piramidat egjiptiane dhe ndërtesa Burj Khalifa në Dubai u ndriçuan në ngjyrat e flamurit libanez mbrëmë. /Telegrafi/