Organizimi qytetar “Demokracia Konservatore” ka bërë shpërndarjen e fletushkave sensibilizuese për bojkotimin e produkteve serbe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Fletushkat kanë për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për bojkotimin e produkteve serbe dhe presionin mbi qeverinë për të marrë vendimet e duhura në lidhje me ekonominë dhe shtimin e inspektimit të produkteve serbe që janë në tregun e Kosovës.
Iniciuesi i grupit konservator, Abdullah Klinaku u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bojkotojnë produktet serbe, derisa ka kërkuar edhe nga qeveria të marrë vendime të duhura në lidhje me këtë çështje.
“Bëhet thirrje qytetarëve të vendit tonë që të bojkotojnë prodhimet serbe dhe të mos i konsumojnë. Duke pas parasysh jemi në fund të vitit dhe konsumi i produkteve rritet shumë më shumë dhe duke pas parasysh edhe shpërfaqjen e agresionit serb mbi veriun e vendit, i jemi bashkëngjitur edhe në mënyrë më të hovshme kësaj kampanje, duke pasur parasysh nevojën e vetëdijesimit të të gjithë qytetarëve për refuzimin dhe bojkotimin e produkteve serbe. Krahas këtij bojkotimi nga qytetarët kemi kërkuar përmes fletëpalosjes dhe përmes publikimeve tona të vazhdueshme që edhe Qeveria e Republikës së Kosovës të merr vendime të duhura për të parandaluar këtë invazion ekonomik të shtetit serb në Kosovë. Kemi kërkuar që Qeveria e Kosovës të nisë procesin e reciprocitetit me Serbinë në kuptimin ekonomik dhe në fushat e tjera të nevojshme, dhe të njëjtën kohë të subvencionojë produktet vendore, të shtojë inspektimin e produkteve serbe që janë në tregun e Kosovës”, tha Klinaku.
Qytetari Avni Preznica, i cili e përkrah këtë nismë, tha për KosovaPress se përveç se duhet bojkotohen produktet serbe, ato nuk janë të besueshme për konsumim.
“Duke filluar nga të gjitha trojet tona shqiptare duhet ta përkrahin këtë iniciativë që të mos blejnë asnjë që ka pikë gjaku shqiptari në trupin e tij, të mos blejë produkte serbe. Tërë jetën, prej viteve ’81-ta kemi vuajtur prej tyre dhe ende po vuajmë, ata e kanë një lloj kanceri që e kanë lënë këtu. Çka lexon serbisht ik, nuk hahet dhe nuk iu besohet”, tha Preznica.
Ibish Burofci, qytetar ka kritikuar biznesmenët të cilët nuk po bojkotojnë produktet serbe.
“Biznesmenët dëshirojnë pare, malli me këqyrë çfarë është, si të shkon për ta është në rregull. Ka rregulla të jashtëzakonshme në tregti. Besoj se nuk duhet të jemi të sigurt me produktet që i sjellin”, tha Burofci.
Edhe qytetarja Bukurie Miftari ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të bojkotojnë produktet serbe.
“Kemi përjetuar luftën dhe jemi në dijeni çfarë është gjenocidi dhe kemi vuajt prej tyre, shpresojmë të bëhet mirë tash. I bëjmë thirrje të gjithëve mos blini produkte serbe”, tha Miftari. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe