Më të bukurat gra janë ato që na duan. (Gabriel Laub)
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Kujdes, mos e ndrydh seksin, atyre që e ndrydhin seksin, a e dini se çfarë u ndodh? Shumë varet prej teje, çfarë do të bësh: afrohuni pranë njëri-tjetrit, lëvizni brenda njëri-tjetrit, mësojeni mirë atë, silluni me kujdes të veçantë, kjo është energjia që riprodhon lumturi dhe gëzim.
Kjo është lënda e parë, kjo është aroma e lules, ledhatoje lulen me sy, mos e prek se ajo loton, atëherë ajo do të shpërblejë me vlerë të madhe. Njeriu është shpërblyer me kënaqësi seksuale, ne në përgjithësi jemi të tillë. Hulumtoje me kujdes, dije o njeri se pa një përkushtim të madh nuk ka dashuri.
Unë nuk jam duke folur për kënaqësinë e thjeshtë. Ta kuptosh kënaqësinë e thellë, ajo të jep energji, ajo të lejon të futesh brenda, të zhytesh në brendinë e shpirtit, është diçka shumë e çmuar, sepse ti si njeri ke ardhur prej saj, sepse të gjithë kënaqen me këtë, se gjithë bota është kënaqësi seksuale.
Seksi është mënyra e jetesës, seksi të jep energji të freskët për t’i përballuar krizat, rreziqet e ndryshme, pavarësisht çfarë thonë predikuesit fetarë.
Trupi nuk njeh asnjë ligj tjetër, natyra është gjithëpërfshirëse, aty nuk ka përjashtime, ti mund të lindësh vetëm nga seksi, seksi është fillimi i lindjes, por jo edhe mbarimi. Qëndroni besnik dashurisë, ke një partner apo më shumë, kjo është diçka tjetër, nuk e kam fjalën këtu sa ti je besnik në dashuri, kjo është me rëndësi.
Nëse ti jeton me një femër/mashkull dhe nuk e do, atëherë ti jeton në mëkat, nuk e do, megjithatë vazhdon të jetosh dhe bën dashuri e bën shkaku i obligimit e jo dëshirës, ti je kundër dashurisë. Kjo është po aq e padrejtë, sikurse ti të shkosh dhe ta përdhunosh femrën që e dashuron. Kjo është obligim ndaj martesës, e jo vullnet i shpirtit.
Ju nuk duheni por jeni të detyruar të jetoni bashkë, kjo është që ti jeton me një partner gjithë jetën. Këtu nuk ka asgjë të keqe. Nëse ti i qëndron besnik dashurisë, është diçka shumë e bukur, është të mbetesh me të njëjtin njeri, afërsia mes jush rritet. Por në shumicën e rasteve, është e sigurt nuk ka dashuri, thjesht jetojnë bashkë.
Kur jetojnë bashkë, rritet marrëdhënia e caktuar dhe këto janë marrëdhënie të jetës së përbashkët, por jo të dashurisë, por paraqiten se janë në dashuri.
Kjo është e bukur nëse është e mundur, nëse ti e dashuron njeriun dhe jeton me atë gjithë jetën, do të rritet afërsia e madhe, kurse dashuria do të japë ty gjithnjë më shumë zbulime të thella.
Afërsia është diçka shumë e bukur, por kërkesa themelore është të duash – të dashurosh.
Nëse ekziston dashuria, gjithçka është e lejuar, në rast se nuk ka dashuri, atëherë asgjë nuk është e lejuar. Nëse nuk e dashuron gruan tënde, ti mos e prek, sepse kjo është ndërhyrje në personalitetin e saj. Nëse nuk e do femrën, mos u shtri të flesh me të, vetëm kur ti e do, e dashuron, është e lejuar gjithçka.
Pra, mos iu afro as mashkullit e as femrës që nuk i do, mos qëndro për hatër, qëndro për hir të epshit dhe të dëshirës, të ndjenjës që të ka lindur përbrenda, sepse vetëm kështu, nga kjo dëshirë, ti do të futesh në kontakt të thellë. Ky kontakt do ta ndryshojë jetën tënde.
Të jesh i vërtetë dhe të futesh në dashuri, hidhi të gjitha maskat, fytyrat false që ti je mësuar t’i mbash.
Hape zemrën e mos lejo të kesh sekrete, ndryshe nuk do të ketë dashuri: ti nuk duhet të fshehësh asgjë, çfarëdo që lind në zemrën tënde, duhet të jetë transparente për të dashur (sekretet personale janë në shpirtin tënd, ato të forcojmë të jesh tolerant, të jesh i arsyeshëm).
Ju duhet të bëheni për njëri-tjetrin, duke u shkrirë në një, kjo është e vetmja rrugë për të arritur tek e brendshmja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull

Horoskopi vjetor për 2025: Një periudhë e stuhishme me ndryshime të mëdha dhe mundësi të reja
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri