LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti tregon prioritetet për Prishtinën (Video)

Shpend Ahmeti tregon prioritetet për Prishtinën (Video)

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Shpend Ahmeti, ka treguar për prioritetet e tij në fusha specifike, nëse qytetarët ia besojnë edhe një mandat atij në drejtimin e kryeqytetit.

Ai në një intervistë me Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka treguar zgjidhjen e problemit me hapësira të gjelbra, parqe, parkingjeve, tregjeve komunale, transportit publik, pastrimit të qytetit dhe projektet kapitale, etj.


“Ne kemi planifikuar që për çdo vit, gjatë katër viteve të ardhshme, të ndahen 1 milion euro për ndërtimin e parqeve, sikurse ai që është ndërtuar tash së voni te salla 1 Tetori. Kështu kemi vendosur për shkak se qytetarët po kërkojnë parqe dhe hapësira në lagjet e tyre”, ka shtuar Ahmeti.

Sipas tij, një projekt tjetër do të jetë edhe vazhdim/ndërtimi i pedonales, nga sheshi Zahir Pajaziti e deri të Katadralja e qytetit.

“Do të ndërtohet edhe parkingu nëntokësor, në afërsi të Universiteti i Prishtinës. Ai do të jepet me koncesion, i cili do të kushtojë nga 12 deri në 15 milionë euro. Parashihet të jepet në koncesion për një periudhë të caktuar. Një parking i tillë do të shërbejë për shfrytëzuesit e universitetit, qytetarëve dhe banorëve të Ulpianës”, ka thënë Ahmeti.

Ai në mes tjerash ka folur edhe për zgjidhjen e problemit të parkingjeve brenda qytetit, pastrimin e qytetit dhe zgjidhjen e problemit të transportit publik. /Telegrafi/