Krahas shkuarjes së rregullt te dentisti, ka rëndësi edhe higjiena e rregullt

Era e keqe është vërtet problem i pakëndshëm, me të cilin askush nuk dëshiron të ballafaqohet.


Për ta penguar këtë dukuri, rëndësi të veçantë ka larja e dhëmbëve dy herë në ditë, shpëlarja e gojës dhe kujdesi që të mos keni asnjë dhëmb të prishur.

Nëse nuk jeni adhurues i blerjes së produkteve dhe ujit për shpëlarje të gojës, ju rekomandojmë zgjidhjen krejtësisht natyrale, e cila do t’i eliminojë të gjitha bakteret nga goja, do të pastrojë dhe në atë mënyrë do të pengojë shfaqjen e erës së pakëndshme, transmeton Telegrafi.

do you know 7 diseases can be judged from ur mouth 3

Përbërësit: Një gotë ujë të vakët, 2 limona, një lugë e vogël mjaltë dhe gjysmë luge kanellë.

Përgatitja: Përzieni kanellën dhe mjaltin, pastaj në atë përzierje shtrydheni lëngun e limonëve dhe shtoni një gotë ujë.

Të gjitha këto përzieni dhe me të shpëlani gojën, mbajeni pak në gojë dhe pështyjeni.

Do t’ju pëlqejë ndjenja e freskisë në gojë!

lexo po astu

/Telegrafi/