Këngëtari shqiptar, Shpat Kasapi, ka prezantuar projektin më të ri muzikor.

"Xhan" titullohet kënga e re e tij ritmike, të cilës ia ka bashkangjitur edhe një videoklip mjaft atraktive.


Ky projekt tashmë është publikuar në platformën YouTube dhe pritet t'i pëlqejë publikut.

Screenshot 30 Shpat Kasapi në klipin e ri (Foto: YouTube)

Tekstin e këngës e ka shkruar vetë këngëtari me BimBimmën kurse për videon është përkujdesur Prive Films.

Në ndërkohë, për muzikën dhe orkestrimin u kujdes Kico.

Krahas viteve të tjera, Kasapi këtë vit ka qenë tejet aktiv, ndërsa ka publikuar një sërë projektesh të suksesshme. /Telegrafi/