LAJMI I FUNDIT:

Shoqërohet në polici një grua në Ferizaj, lajmëroi dy herë rrejshëm në Polici

Shoqërohet në polici një grua në Ferizaj, lajmëroi dy herë rrejshëm në Polici
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt bëri të ditur se ka shoqëruar në polici një 38 vjeçare për lajmërim të rrejshëm.

Në njoftim bëhet e ditur se më 05.09.2022 në ora 22:30, personi me inicialet S.K ( F/K) e moshës 38 vjeçare kishte raportuar në Policinë Rajonale të Ferizajt, se në një lokal në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani” në Ferizaj , sipas saj kishte pa një person duke nxjerrë një armë zjarri nga sirtari i banakut.

Policët e rendit dhe hetuesit e stacionit në Ferizaj, nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishin nisur hetimin, duke kontrolluar personelin dhe lokalin, mirëpo aty nuk kanë gjetur asgjë.


E njëjta prapë e ka përsëritur denoncimin e njëjtë se në këtë lokal ka armë zjarri.

Policia edhe me datën 06.09.2022 i kanë kryer kontrollet e nevojshme, mirëpo nuk është gjetur asgjë.

Policia e Ferizajt nën dyshimin se mund të ketë lajmërim apo kallëzim të rrejshëm ka nisur hetimet ndaj personit anonim që ka lajmëruar policinë dhe pas një pune hetimore, hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarën dhe vendin e ndodhjes së saj, e cila më pas është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Pas intervistimit nga hetuesit policor, ajo në tërësi e ka pranuar veprën, ndërsa me vendim të Prokurorit të rastit e njëjta është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore dhe ndaj saj është iniciuar kallëzim penal, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Lajmërimi, apo kallëzimi i rrejshëm”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori