Disa persona janë shoqëruar në Polici nga aksioni policor i cili u realizua sot në Kaçanik.

Siç merr vesh Telegrafi ky aksion lidhet me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika.


Ndërkaq, lajmin për zhvillimin e këtij aksioni policor e konfirmuan për Telegrafin nga Policia e Kosovës por pa dhënë detaje shtesë.

Telegrafi është në pritje të një përgjigje zyrtare në lidhje me masat konkrete të ndërmarra në këtë aksion.

Ndryshe, ditë më parë Policia e Kosovës kishte zhvilluar një aksioni të gjerë në Kaçanik, ku më shumë se pesë persona u arrestuan si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika. /Telegrafi/