LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile: MD të tërhiqet nga ndryshimet në Kodin Penal

Shoqëria civile: MD të tërhiqet nga ndryshimet në Kodin Penal

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Organizata Çohu, Instituti Demokratik i Kosovës dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se kundërshtojnë fuqishëm draftligjin e hartuar të Ministris ë së Drejtësisë për ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi sipas tyre shkel parimet fundamentale të një shteti demokratik.

“Qëllimi i Ministrisë së Drejtësisë që të kriminalizojë lirinë e shprehjes përbën një hap drejtë autoritarizimit të Kosovës, dhe në kundërshtim të plotë me rrugën e reformave Evropiane për të cilat Republika e Kosovës duhet të jetë e përkushtuar”, thuhet në komunikatë.

Ndryshimet e propozuara nga MD, sipas organizatave në fjalë, përbëjnë hap drejt kontrollit të fjalës së lirë për të kritikuar institucionet e larta të Republikës së Kosovës përmes procedurës penale, standard i cili, sipas tyre, do të ngulfasë lirinë e fjalës publike si instrument për të kërkuar përgjegjësi institucionale dhe politike.


Për më shumë, ndryshimet e propozuara në draftligjin në fjalë, në veçanti neni 6 i draftligjit që i referohet nenit 134 të Kodit Penal nuk janë hapur dhe diskutuar asnjëherë në takimin e grupit punues për këtë draftligj, thuhet më tej në komunikatë.

“Ne kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë që menjëherë të tërhiqet prej një draftligji të tillë, dhe të kërkojë falje publike për këtë veprim autoritar të saj, i cili ka cenuar seriozisht kredibilitetin e institucionit dhe politikbërjes në Kosovë. Gjithashtu, i bëjmë me dije ministres së Drejtësisë që rruga evropiane e Kosovës nuk mund të vihet përpara sfidave të tilla në një mënyrë kaq të papërgjegjshme”, thuhet në komunikatën e organizatave të shoqërisë civile, të cilat paralajmërojnë se në të kundërtën do të marrin çdo hap për të penguar që një draftligj i tillë të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori