LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile fton qytetarët në protest pranë Ambasadës Ruse në Tiranë në shenjë solidariteti me Ukrainën

Shoqëria civile fton qytetarët në protest pranë Ambasadës Ruse në Tiranë në shenjë solidariteti me Ukrainën

Pjesëtar të shoqërisë civile në Shqipëri kanë shpërndarë sot në rrjetet sociale një thirrje për protestë paqësore pranë Ambasadës Ruse në Tiranë, në kundërshtim të pushtimit rus në Ukrainë dhe në shenjë solidariteti me shtetasit ukrainas.

Protesta parashikohet të organizohet në orën 17:30 dhe qytetarët ftohen të gjithë të bashkohen me simbole të shtetit të Ukrainës dhe qirinj për të nderuar viktimat e luftës.

Sipas postimeve në rrjetet sociale, organizatorët theksojnë se pushtimi rus është një agresion që cenon paqen botërore dhe rrezikon jetët dhe mirëqenien e të gjithëve.


Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Rusia të tërhiqet nga kjo çmenduri e të ndalojë sulmin
Lexo po ashtu Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Rusia të tërhiqet nga kjo çmenduri e të ndalojë sulmin

“Pushtimi i Ukrainës përbën agresion ndaj aspiratave të një vendi të pavarur, si dhe një sulm ndaj Europës dhe aspiratave të popujve për të jetuar të lirë dhe të barabartë. Ky pushtim është një dhunim i hapur ndaj vetë demokracisë. Solidarizimi me popullin e Ukrainës është detyrë qytetare e çdo njeriu që beson te vlerat universale të lirisë dhe paqes”, shkruhet në postim.

Organizatorët theksojnë se protesta nuk është kundër popullit rus, të cilët në një mënyrë apo tjetër janë gjithashtu të prekur nga kjo tragjedi.

“Kjo protestë është kundër establishmentit qeverisës të diktatorit të Rusisë. Mbi të gjitha, është një tubim për t’u rreshtuar në anën e popullit ukrainas dhe vlerave të drejtësisë”, shtohet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori