LAJMI I FUNDIT:

Shoqatat e gazetarëve nga Evropa falënderojnë Kosovën për strehimin e 20 kolegëve nga Ukraina

Shoqatat e gazetarëve nga Evropa falënderojnë Kosovën për strehimin e 20 kolegëve nga Ukraina

Iniciativa e deputetes Doarsa Kica-Xhelili për t’iu ofruar strehim,  hapësirë dhe kushte në Kosovë 20 gazetarëve nga Ukraina është përshëndetur nga institucione të ndryshme të medias në Evropë.

Kryetari i Unionit të gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko ka falënderuar Kosovën e deputeten Kica-Xhelili.

“Të dashur miq nga Kosova dhe Evropa! Faleminderit që kujdeseni për kolegët e mi të dashur ukrainas”, derisa deputetes Kica-Xhelili i ka thënë “je më e mira”.


Edhe Qendra Evropiane për Liri të Mediave (ECPMF) dhe Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) kanë përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas në Kosovë.

“Vendimi është në përputhje me qëndrimin e Kosovës për solidaritet me të drejtën e Ukrainës për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e saj territorial, dhe në frymën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Vendimi, me të cilin do të ndahen 150 mijë euro nga rezervat shtetërore, është iniciuar nga deputetja Doarsa Kica Xhelili dhe më pas është mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, njofton Qendra Evropiane për Liri të Mediave (ECPMF) përmes një njoftimi.

Përzgjedhja e gazetarëve ukrainas që do të marrin këtë mbështetje nga Qeveria e Kosovës do të bëhet nga Qendra Evropiane për Liri të Mediave (ECPMF) dhe Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ).

“Shuma e ndarë do të mbulojë koston e zhvendosjes, koston e qirasë së banimit dhe zyrës, një pagë mujore, sigurimin shëndetësorë për gjashtë muaj”, njofton ECPMF.

Pas vendimit, drejtori i ECPMF, Lutz Kinkel tha:” I jemi mirënjohës Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendimin e saj të shpejtë për të ofruar ndihmë në këtë drejtim. Ne e dimë vlerën e ndihmës së gazetarëve gjatë kohëve të krizës dhe mirëpresim mundësinë për të ofruar mbështetje të ngjashme për gazetarët dhe punonjësit e mediave nga Ukraina.”

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EJF) tha: “I shprehim mirënjohje atyre shteteve, siç është Kosova, që përkrahin kolegët tanë ukrainas. Kjo duhet të shërbejë si shembull për qeveritë e vendeve të tjera”.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori