Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor dhe Qeveria e Kosovës t’i përmbush kërkesat e punëtoreve te administratës për përafrimin e pagave me pagat e gjyqtarëve përkatësisht prokurorëve.
Po ashtu, Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë e përshëndet vendimin e gjykatës për mos zvogëlimin e pagës se gjyqtarëve dhe prokurorëve, transmeton Telegrafi.
Në reagimin e bërë për media, kjo sindikatë kërkon që kërkesa të trajtohet me përgjegjësi dhe të kenë gjykim të arsyeshëm në trajtimin e kërkesës sonë, në të kundërtën ata paralajmërojnë grevë.
Më poshtë kërkesat e tyre:
1. Kërkon nga KGJK dhe KPK për punëtoret e administratës në gjykata dhe prokurori t’i përmbush kërkesat e punëtoreve të administratës për përafrimin e pagave me pagat e gjyqtarëve përkatësisht prokurorëve.
1.1 Të i drejtohet MPB-së, Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të rishikojnë dhe të korrigjojnë koeficientet për Administratën në Sistemin e Drejtësisë, në bashkëpunim me KGJK-në, KPK-në dhe Shoqatat Sindikale të Sistemit të Drejtësisë, krejt kjo duke u bazuar në Aktgjykimin nr. ref.:AGJ 1583/20, të datës 9 korrik 2020, të Gjykatës Kushtetuese e cila ka konstatuar pavarësinë e administratës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në raport me Ekzekutivin.
1.2 Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se nëpunësit civilë të sistemit gjyqësor dhe prokurorial janë nëpunës civilë me status të veçantë për arsye se parimi i ndarjes së pushtetit është i garantuar me Kushtetutë.
2. Kërkon nga MPB si hartuese e ligjit për paga si sponzorizuese t’i ketë parasysh kërkesat e punëtoreve te administratës në Sistemin e Drejtësisë për një pagë të dinjitetshme dhe përafrimin e tyre me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ta eliminoj diskriminim që është bërë punëtorëve me dallim page deri në 5 fish në institucionin e njëjtë, pasi që synimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka qenë që të eliminoj diskriminimin në paga përkatësisht të ulë dallimin e pagave nga 5 fishi i tyre.
Mos zbatimi i vendimit të lartshënuar nga institucionet relevante dhe injorimi i kërkesave të stafit të administratës së gjykatave dhe prokurorive për një pagë të dinjitetshme dhe kushte më të mira të punës do prodhoj pasoja negative si ulje e efektivitetit dhe efikasitetit të punës në Sistemin e Drejtësisë, gjë e cila do të ndikoj drejtpërsëdrejti në shërbime cilësore ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës dhe në përformancën e dobët të Sistemit e cila është njëri prej kushteve themeltare për integrimin e Republikës së Kosovës drejtë BE-së.
Ne si Administratë e Sistemit të Drejtësisë në asnjë rrethanë nuk jemi dakord që me veprime sindikale të i bëjmë dëm vendit tonë, por me përulësi kërkojmë që kërkesat tona të mëhershme, që të respektohet propozimi jonë për shkallshmërinë e pagave dhe atë në këtë mënyrë:
1. Nëpunësit në administratën e gjykatave dhe prokurorive kanë të drejtë në pagë dhe shpërblim për punën e kryer, si dhe shtesa të përcaktuara me Ligjin e Pagave.
2. Niveli i pagës të nëpunësve në administratën e gjykatave dhe prokurorive rregullohet në këtë ligj, konform strukturës së Ligjit të pagave, dhe atë si në vijim:
2.1.Paga në kategorinë Drejtues i lartë të përcaktohet ekuivalente me pagën e gjyqtarit/ prokurorit në Krime të Rënda;
2.2.Paga në kategorinë Drejtues i mesëm 1 të përcaktohet ekuivalente në masën jo më pakë se 80% në raport me pagën në kategorinë Drejtues i Lartë;
2.3.Paga në kategorinë Drejtues i mesëm 2 të përcaktohet ekuivalente në masën jo më pakë se 95% në raport me pagën në kategorinë Drejtues i mesëm
2.4.Paga në kategorinë Drejtues i ulët të përcaktohet ekuivalente në masën jo më pakë se 90% në raport me pagën në kategorinë Drejtues i mesëm;
2.5.Paga në kategorinë Bashkëpunëtor profesional të përcaktohet paga ekuivalente në masën jo më pakë se 85% në raport me pagën e gjyqtarit/prokurorit në Departamentin e Përgjithshëm;
2.6.Paga në kategorinë Profesional 1 të përcaktohet ekuivalente në masën jo më pak se 90% në raport me pagën në kategorinë Drejtues i mesëm;
2.7.Paga në kategorinë Profesional 2 Të përcaktohet ekuivalente në masën jo më pak se 90% në raport me pagën e kategorisë e Profesional 1;
2.8.Paga në kategorinë Profesional 3 të përcaktohet ekuivalente në masën jo më pak se 90% në raport me pagën e kategorisë e Profesional 2;
2.9.Paga në kategorinë Nëpunës teknik dhe mbështetës 1 (Udhëheqës) të përcaktohet ekuivalente në masën jo më pak se 90% në raport me pagën e kategorisë Profesional 2;
2.10. Paga në kategorinë Nëpunës teknik dhe mbështetës 2 të përcaktohet ekuivalente në masën jo më pak se 90% në raport me pagën e kategorisë Nëpunës teknik dhe mbështetës 1 (Udhëheqës);
2.11. Paga në kategorinë Nëpunës teknik dhe mbështetës 3 të përcaktohet ekuivalente në masën jo më pak se 90% në raport me pagën e kategorisë Nëpunës teknik dhe mbështetës 2. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës