LAJMI I FUNDIT:

Shoqata “Peja” nga New Yorku, zgjedh kryetarin dhe kryesinë e re

Shoqata “Peja” nga New Yorku, zgjedh kryetarin dhe kryesinë e re

Shoqata humanitare “Peja” nga New Yorku, me seli në Bronx, ka mbajtur zgjedhjet e reja, ku kryetar i kësaj shoqate është zgjedhur, për një mandat të dytë, Rejmond Zeka, sekretar Blerim Koqani, arkëtar, Reshat Kelmendi, anëtar të kryesisë, Driton Çavdarbasha, Valbon Kaliqani, Kushtrim Shala dhe Fatos Panduri.

Të zgjedhurit e kësaj shoqate, të cilët do të kenë mandat dy vjeçar, kanë konfirmuar edhe një herë angazhimin e tyre të pafund, për të ndihmuar qytetarët e Republikës së Kosovës, aty ku paraqitet më së shumti nevoja.


Përpos aktiviteteve që kjo shoqatë tashmë tradicionalisht ka në programin dhe punën e vet, zyrtarët deklaruan për Telegrafin se, me 19 janar të këtij viti anëtarët e Shoqatës “Peja”, kanë vendosë që në kuadër të kësaj shoqate të formohet, Okteti “Peja” dhe grupi popullor “Xhevdet Bakraçi” në udhëheqjen artistike të prof. Nexhmedin Bakraçi, dhe po ashtu do të hapet edhe kursi për të rinj, në kuadër të Shoqatës “Peja”. Kursi për fillim do të fillojë për kitarë, violin, piano dhe këndim.

Kryetari i i zgjedhur i kësaj shoqate, Rejmond Zeka, i cili fitoi për herë të dytë këtë mandat në krye të Shoqatës humanitare “Peja”, tha për Telegrafin se edhe më tutje do të jetë zëri i fuqishëm i komunitetit shqiptarë në Amerikë, dhe po ashtu si zakonisht ky komunitet të jetë sa më afër qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët janë në nevojë.

“Pa kursyer mund dhe angazhim, do të mundohemi të jemi në shërbim të qytetarëve tanë në Kosovë, dhe jo vetëm. Misioni ynë është që t’ju ndihmojmë qytetarëve tanë, dhe natyrisht të rinjtë tanë që jetojnë në Amerikë, të jenë sa më afër vendlindjes së tyre”, tha kryetari i kësaj shoqate Rejmond Zeka.

Po ashtu, ai tha se qëllimi kryesor i shoqatës, do të jetë anëtarësimi dhe përafrimi i më shumë të rinjve, në mënyrë që edhe ata të japin kontributin e tyre jo vetëm në shoqatë, por edhe për Kosovën.

Ai theksoi se Shoqata ”Peja”, ka ndihmuar shumë familje në Kosovë, sidomos në Pejë dhe rrethinë, duke veçuar kështu pakot me ndihma për qytetarët, sidomos për festat e vitit, dhe po ashtu edhe ndihmën që shoqata në çdo kohë, mundohet të ndihmojë qytetarët e saj në vendlindje në mënyra të ndryshme, varësisht se për çka është nevoja.

“Shpresoj se edhe herëve të tjera shoqata që drejtoj unë, do të ketë mundësi që të ndihmojë më shumë familje në nevojë, duke grumbulluar më shumë mjetet financiare nga komuniteti shqiptarë në New York”, tha ai duke falënderuar gjithë anëtarët e Shoqatës “Peja”, për besimin e dhënë, dhe njëherit për kontributin e jashtëzakonshëm të anëtarëve të shoqatës, për të ndihmuar qytetarët e Kosovës, në shumë raste.

Ndërkaq, sekretari i kësaj shoqate, Blerim Koqani, njëherit edhe biznesmen i suksesshëm në Amerikë, tha se fokusi i kësaj shoqate prapë do të jetë të ndihmojmë njerëzit në nevojë në Republikën e Kosovës.

Ai tha se Shoqata “Peja”, dhe komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të ndihmojë qytetarët e Republikës së Kosovës, aty ku ka më së shumti nevojë, sidomos familjet me të ardhura jo të mira, ose që janë në asistencë sociale.

Në këtë mandat, prioritet do të jetë anëtarësimi i më shumë të rinjve të komunitetin shqiptarë në shoqatë, bashkëpunimi me shoqatat tjera shqiptare që veprojnë në Amerikë, bashkëpunimi i mëtutjeshëm më këshilltarin në asamblenë e New Yorkut, shqiptaro-amerikanin Mark Gjonaj, dhe natyrisht të ndihmojmë qytetarët tanë në Kosovë të cilët kanë nevojë”, tha për Telegrafin, sekretari i kësaj shoqate, Blerim Koqani.

Ai bëri të ditur se shoqata në fjalë, ka marrë vendim që çdo vikend, të shtunë dhe të diel, të organizohen mbrëmje argëtuese, më artistë të njohur shqiptarë që jetojnë në Amerikë. Po ashtu, ai theksoi se “Okteti “Peja” dhe grupi popullor “ Xhevdet Bakraçi” në udhëheqjen artistike të prof. Nexhmedin Bakraçi, dhe po ashtu do të hapet edhe kursi për të rinj, në kuadër të Shoqatës “Peja”. Kursi për fillim do të fillojë për kitarë, violinë, piano dhe këndim, me të vetmin qëllim, që të gjithë fëmijët e anëtarëve të kësaj shoqate, të kenë mundësinë e mësimit, apo veglat muzikore, si violinë, piano, kitarë dhe po ashtu edhe këndim”.

“I gjithë ky aktivitet në kuadër të shoqatës sonë, do të jetë vetëm e vetëm që ne të jemi sa më afër qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe po ashtu në kuadër të të rinjve dhe fëmijëve , në mënyrë që ata mos ta harrojnë vendin e tyre të origjinës”, tha më tutje Koqani.

Përndryshe, zyrtarët e kësaj Shoqate, kanë deklaruar se, familjet në nevojë do të ndihmohen dy herë në vit, pasi që sipas tyre, kjo iniciativë do të mbetet si traditë duke ndihmuar Kosovën dhe qytetarët e saj, nga komuniteti shqiptar në New York, pasi që është edhe misioni kryesor i shoqatës në fjalë.

Ata thanë se edhe pse kërkesat janë të mëdha për ndihmë, Shoqata humanitare “Peja”, nga New Yorku, po të mundohet që me të gjitha mundësitë që ka, t’i ndihmojë familjet në nevojë në Pejë dhe rrethinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori