Duke parë shumën e madhe të donacioneve që vijnë nga diaspora, “Shoqata e Informatikës” ka filluar një nismë që një pjesë të këtyre dërgesave të riorientohen në aftësimin e të rinjve në sektorin e TIK.
“Qëllimi i nismës “Mërgata për TIK” është që ta orientojë një pjesë të remitancave të mërgatës në drejtim të edukimit të të rinjve në fushën e TIK (ICT). Besojmë që investimi më i mirë është në edukim dhe me këtë t’i bëjmë të pavarur ekonomikisht sa ma shumë të reja e të rinj në Kosovë. Njëra prej fushave ku rinia e Kosovës ka shumë potencial është TIK (ICT). Pandemia i ka ndërruar rregullat e punës në të gjithë botën. Nga ajo u kuptua që edhe puna nga larg (remote) është e mundshme. Kështu që përmes kësaj nisme dëshirojmë që të hapim mundësi të reja për të rejat dhe të rinjtë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Informatikës.
Sipas shoqatës, frutat e para të këtij investimi mund të vilen shumë shpejt.
IDEJA
Diaspora shqiptare ka kontribuar gjithmonë në vendlindje. Ka kontribuar në ndarjen e diturisë, në lobim në diplomaci dhe nga ditët e para me remitanca.
Sipas disa kërkimeve në internet, në mërgim janë të paktën 13.8 milion por me gjasë janë mbi 18.6 milion shqiptarë.
Sipas disa raporteve, për 13 vjet, Kosova ka pranuar afër nëntë miliardë euro remitenca. Në Kosovë, në vitin 2020, vlera e remitencave, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ishte rreth 940 milionë euro. Kurse në tremujorin e parë të këtij viti, vlera e remitencave kap shumën e mbi 200 milionë eurove. Remitencat në Kosovë paraqesin kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore. Përgjatë viteve, remitencat kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla. Pjesa më madhe e remitencave, sipas të dhënave të BQK-së, shkojnë për konsum, pastaj në investime, kryesisht në blerje të patundshmërive.”
Shoqata thotë se remitencat janë orientuar ne dy kategori: konsum dhe patundshmëri.
“Ideja e kësaj fushate ka lindë si nevojë e orientimit të ri të remitencave që vijnë nga diaspora drejt TIK-ut (ICT-së) pasi besojmë që Kosova ka potencial të madh të zhvillohet në këtë drejtim”.
REALIZIMI TEKNIK
Janë 3 grupe të akterëve:
Ofruesit e kurseve: ofrojnë kurse në TIK, me zbritje 20%.
Dhuruesit nga mërgata: e mbulojnë pagesën e kursit 50%.
Nxënësit-studentët: e ndjekin kursin dhe e mbulojnë pagesën e kursit 30%.
Për shkak të përfshirjes së më shumë nxënësve, një nxënës-student mund të marrë kurs te një ofrues i kursit në vlerë prej deri në 100 Euro, vetëm një herë.
Aktualisht i kemi tri kompani që ofrojnë kurse:
Për programera, Master Code dhe Shkolla HelloWorld.
Shoqata e Informatikës i fton edhe kompanitë e tjera t’i bashkohen fushatës.
Trajnimet e ofruara nga Për programera:
Front-end Developer (Teknologjitë: HTML5, CSS3, Sass, Bootstrap) | 60 Euro | Mosha: 15+
PHP Developer (Teknologjitë: MySQL, PHP, Laravel) | 50 Euro | Mosha: 15+
Python Developer (Teknologjitë: MySQL, Python, Django) | 50 Euro | Mosha: 15+
Trajnimet e ofruara nga Master Code:
Programim CODE – Mësoni logjikën e programimit | 30 Euro
Programim Scratch – Mësoni koncepte më të avancuara të programimit | 30 Euro
App inventor – Mësoni të krijoni aplikacione për platformën Android | 35 Euro
Trajnimet e ofruara nga Shkolla HelloWorld:
Python Programming | 100 Euro | 2.5 Muaj | Mosha: 18+
Introduction to Machine Learning | 100 Euro | 2.5 Muaj | Mosha: 18+
Pagesat nga diaspora
Diaspora do kenë mundësi të paguajnë:
Trajnim specifik për të afërmen/afërmin e vet
(I rekomandohet që gjatë pagesës të cek emrin e atij që dëshiron me i pagujt trajnimin dhe në fund t’i dërgohet një kod specifik) –
Këtu do jetë një shumë fikse – psh 25-50 Euro për trajnim në njërin prej moduleve apo varësisht prej modulit edhe pagesa.
Pagesë si kontribut i përgjithshëm
Kjo përfshin pagesa në shuma të ndryshme duke mos u kufizuar. Shoqata NUK mbledh para, por vetëm e koordinon aktivitetin. Mërgimtari e zoton shumën, dhe kur të gjendet nxënësi dhe ofruesi i kursit – shuma shkon direkt tek ofruesi i kursit.
SI BËHET PËRZGJEDHJA:
Bëhet një shpallje publike dhe aty do kenë mundësi të regjistrohen studentët potencialë në listën e pritjes. Përzgjedhja do bëhet sipas “First come, first served” – të parët që regjistrohen të parët do të përfitojnë.
Kriter i vetëm do jetë: shtetas-e i-e Kosovës dhe të jetë në moshën e përshtatshme për trajnim.
Gjatë trajnimeve mund të ketë edhe takime me inxhinierë me përvojë në TIK (ICT) apo biznismenë të fushës që do t’i ndanin përvojat e veta dhe kjo do ta nxiste më shumë dëshirën për të mësuar te studentët.
Në fund të trajnimit mund të mbahen sesione të shkurta si:
1. Shkrimi i CV-së dhe njoftimi me platformat për rrjetëzim si LinkedIn.
2. Njoftim për “numrin personal fiskal në ATK” ku studentët do udhëzoheshin të marrin një të tillë momentin që dëshirojnë me punu remote/freelance.
Do të krijohet një ëebsite që do të përfshinte:
Statistikat se sa është kontribuar deri më tani (shuma totale)
Sa të reja dhe të rinj janë trajnuar deri më tani dhe në cilat fusha
Publikimi i arritjeve të studentëve që kanë qenë përfitues nga fushata – nëse p.sh. dikush prej tyre fillon punën si freelancer/remote apo në ndonjë kompani në Kosovë
Nëse ndonjëri/grup prej tyre kanë hap biznes të tyre të bëhet nje kategori e vecantë në ëebsite ku janë kontaktet e tyre (me pëlqimin e tyre).
* Ideja fillestare ishte e Fitim Adilit që është edhe dhuruesi i parë, e përkrahur nga Shoqata e Informatikës dhe kompanitë “Për programera” dhe “Master Code”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?