“Shoqata e Botuesve të Kosovës” shpall Kongolin për shkrimtar të vitit
Nga "Shoqata e Botuesve të Kosovës", u bë ndarja e çmimeve të Panairit të sivjetmë të Librit në Prishtinë.
Shkrimtari i vitit shqiptar u shpall Fatos Kongoli për veprën Gënjeshtarë të vegjël”. Kurse, për shkrimtarin e huaj të vitit, çmimi iu nda Jacques Baudouinin për veprën “Lindja e Demokracisë”.
Çmimin e letërsisë për fëmijë e fitoi autorja Anila Kruti me veprën ”Flutura e Majit”. Ndërsa, çmimin për publicistikën e mori Mirela Oktrova me veprën “55 ditë”. Në kuadër të poezisë dhe prozës më të mirë, çmimet iu ndanë Ismail Sylës dhe Kim Mehmetit.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























