Charmaine Laurie ka evituar aksidentin, duke shmangur përplasjen me autobusin që doli prej kontrolli në një rrugë të ngrirë në Edinburgh të Anglisë.

Derisa po lëvizte mjegull të dendur, 45-vjeçarja vërejti në moment të fundit, që në shiritin e saj ndodhej një veturë që lëvizi në drejtim të kundërt, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ishte në sekondat e fundit, arriti të merrte situatën nën kontroll dhe të kalonte në anën tjetër.

Shoferja Laurie

“Gjithçka ndodhi shumë shpejtë. Kur e kalova pengesën, zemra më kishte ndaluar” ka thënë Laurie.

Fillimisht, videoja që mund ta shihni më poshtë, kishte bërë xhiro në rrjetet sociale pa u ditur se kush është shoferi me aftësi të mahnitshme. /Telegrafi/