Shoferi humb kontrollin, përplaset në kafene dhe lëndon tre persona (Video)

Shoferi ka marrë lëndime të konsiderueshme dhe po qëndron në spital, pasi humbi kontrollin mbi veturë dhe u përplas në një kafene që ndodhet në Kent të Anglisë.
Pa lëndime nuk kanë mbetur as tre persona tjerë, të cilët pas kontrollit u lëshuan në shtëpi, meqë gjendja e tyre është nën kontroll, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, makina Corsa ka pësuar dëme të mëdha dhe vështirë se mund t’i kthehet rrugës.
Objektit që shfrytëzohet si kafe, i është dëmtuar dera kryesore, si dhe janë bërë disa plasaritje në muret anësore. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































