Veturën me të cilën po e afronte barkën në një breg të Port Moody të Kanadasë, nisi t’i rrëshqiste teposhtë dhe përfundoi në ujë.

Në përpjekje që ta ndalonte veturën, shoferi kërceu menjëherë, ku gati u shtyp nga vetura tij, transmeton Telegrafi.

“Rrëzimi për toke, e la me lëndime të lehta, mirëpo ka mundur ta pësonte shumë më keq” thuhet në raportin policor.

Dëmet nga kjo ngjarja janë vetëm material, pasi vetura që është një hibrid i elektrifikuar, është përfshirë nga flaka.

Shkaqet e insidentit ende nuk janë hetuar, ndërsa mendohet se nuk është vënë freni i parkimit, që ka shkaktuar rrëshqitjen në breg. /Telegrafi/