LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i autobusit shpërndanë ushqime falas për pasagjerët gjatë iftarit në Turqi

Shoferi i autobusit shpërndanë ushqime falas për pasagjerët gjatë iftarit në Turqi

Kanë qenë momente që kanë ngrohur zemrat e njerëzve në qytetin turk të Kocaelit.

Imazhi i regjistruar në autobusin e pasagjerëve u bë viral në rrjetet sociale, raporton trthaber.

Shoferi i autobusit, Murat Ugurlu vuri re se ezani i mbrëmjes po thërret ndërsa ishte në rrugë.


Duke kuptuar se pasagjerët në automjet ishin duke agjëruar, Ugurlu ndaloi autobusin.

Ai më pas u dha pasagjerëve një nga një ushqime falas për ta prishur agjërimin.

Ato momente u pasqyruan në kamerën e autobusit, pasagjerët falënderuan shoferin për sjelljen shembullore. /Telegrafi/