Një aksident ka ndodhur në rrugën Elbasan Metalurgji. Në këtë aksident një ambulancë është përplasur me një veturë tjetër. Për pasojë është plagosur çifti i bashkëshorteve që ndodheshin në mjetin tjetër. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.Shoferi i ambulancës ka qenë në gjendje të dehur.Ai ka qenë duke shkuar për të marrë një person që ka kërkuar ndihmë mjekësore.