Këngëtarja e njohur e muzikës pop folk, Shkurte Gashi, ka mohuar spekulimet se ajo është shtatzënë.

Ishin mediat shqiptare ato që spekuluan se Shkurte Gashi mund të jetë shtatzënë.


ShkurteGashi1

Nuk vonoi shumë dhe Shkurte Gashi reagoi në InstaStory duke mohuar informacione të tilla.

“Hajde rren hajde”, ka shkruar Gashi në foton e publikuar, duke hedhur poshtë një shtatzëni të mundshme.

ShkurteGashi

Shkurte Gashi zakonisht në turne është vetëm me menaxherin e saj dhe nuk ka të dashur, së paku jo dikë që e njeh edhe publiku.

Ajo ka pasur një verë të ngjeshur me shumë performanca.

reagimi

Shkurte Gashi është një nga artistet më të kërkuara të muzikës pop folk. /Telegrafi/