Shkup: Një këmbësor u lëndua rëndë, goditet nga një autobus i NPQ-së

Lëndohet rëndë personi L.XH. (85) nga fshati Studeniçan, pasi dje e ka goditur një autobus i NQP-së "Shkup". MPB informoi se fatkeqësia ka ndodhur në ora 11:40 në Qendrën transportuese në Shkup.
Autobusi është drejtuar nga B.B. (53) nga Shkupi, ndërsa L.Xh., lëndimet e të cilit janë konstatuar në Qendrën urgjente pranë Klinkës "Nënë Tereza", gjendet në rrezik për jetë.
Është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe një ekip nga SPB Shkup.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































