LAJMI I FUNDIT:

Shkup, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve shënon 10 vjetorin e themelimit

Shkup, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve shënon 10 vjetorin e themelimit

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, sot promovoi veprimtarinë botuese dhe hulumtuese shkencore për vitin 2017, dhe shënoi 10 vjetorin e themelimit.

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, tha se në ecurinë e profilizimit të vetë, Instituti është sfiduar nga rrethanat e kohës dhe nga faktorë tjerë, por në këtë dhjetëvjetor, ai po i jep frytet e tij, duke e arsyetuar misionin themeltar.

“Gjatë këtyre dhjetë viteve, Instituti ka organizuar me dhjetëra konferenca shkencore dhe ka botuar dhjetëra tituj, duke e promovuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore edhe në Washingon, New York, dhe qendra të tjera të rëndësishme evropiane dhe botërore”, theksoi Asani.


Sipas tij, vetëm gjatë vitit 2017 janë botuar dhe janë në proces botimi nga ky Institut mbi 20 vepra shkencore. Për mbështetjen e vazhdueshme, ai falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët dhe miqtë e shumtë të Institutit, vendor dhe ndërkombëtar.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, tha se puna dhjetëvjeçare e këtij Instituti, ka dëshmuar që me vullnet, dije dhe seriozitet, mund të ecet përpara edhe më fuqishëm, drejt realizimit të përcaktimeve programore.

“Ne të gjithë presim që në ardhmen, nga ky Institut të dalin edhe rezultate të reja për fusha të caktuara të shkencës shqiptare. Presim që këto rezultate të prezantohen jo vetëm se këtu në Maqedoni, por edhe në rajon dhe në botë, duke kontribuar edhe në promovimin e vlerave tona të lashta si komb dhe si shoqëri në përgjithësi. Në këtë rrugëtim të arsyeshëm dhe kuptimplotë, mbështetja e nevojshme e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nuk do të mungojë”, theksoi Ademi.

Manifestimin e përshëndeti edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, z.Fatos Reka, ndërsa u lexuan telegrame urimi nga drejtori i Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë, akademik Marenglen Verli, dhe drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, prof. dr. Hysen Matoshi.

Më tej, sekretari shkencor i Institutit, prof. dr. Sefer Tahiri, paraqiti një tablo më të plotë të punës dhjetëvjeçare të Institutit.

Ndërkaq, drejtori Asani me këtë rast ndau mirënjohje për një bashkëpunëtor të vjetër të Institutit, i cili vitin e kaluar u pensionua, ndërsa ka qenë edhe anëtar i Këshillit të jashtëm të Institutit, prof.dr.Avzi Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori