LAJMI I FUNDIT:

Shkup: Arrestohet një person për posedim të lëndëve narkotike

Shkup: Arrestohet një person për posedim të lëndëve narkotike

Zyrtarët policorë kanë arrestuar personin J.R. 28 vjeçar nga fshati Gërçec i Komunës së Sarajit, informojnë nga MPB.

Nga MPB thonë se më datë 25.05.2020 pak pas mesnate kur në fuqi ishte ora policore kanë ndaluar personin në fjalë dhe gjatë kontrollit tek ai kanë gjetur një material pluhur, që supozohet të jetë drogë.


Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit në fjalë do të ngritët padi adekuate./Telegrafi/