LAJMI I FUNDIT:

Shkrimtari nga Kosova nderohet me çmimin më prestigjioz “Finlandia”

Shkrimtari nga Kosova nderohet me çmimin më prestigjioz “Finlandia”

Shkrimtari shqiptaro-finlandez, Pajtim Statovci, është nderuar me çmimin më prestigjioz në Finlandë për letërsi, “Finlandia”. Statovcit çmimi iu dha për librin “Bolla” (Otava), të cilin juria e quajti “një roman tronditës dhe prekës që të magjepsë me fuqinë e shprehjes”. Ngjarjet në libër zhvillohen pjesërisht në Kosovë, vendlindjen e autorit.

Juria e vlerësoi librin kështu: “Një libër aktual, aspak paragjykues dhe gjithëpërfshirës për gjendjen e pyjeve finlandeze dhe ndryshimin klimatik, ku perceptimet e natyrshme të njerëzve, përvojat, emocionet e tyre, si dhe njohuritë nga ekspertë, shkrihen vetvetiu me njëra-tjetrën”.

Statovci u shpërngul nga Kosova drejt Finlandës me familjen e tij kur ishte vetëm dy vjeç. Jeton në Helsinki dhe mban diplomë master për Letërsi Krahasuese nga Universiteti i Helsinkit. Momentalisht është kandidat për doktoratë në po të njëjtin Universitet. Romani i tij i parë, “Macja ime Jugosllavia”, botuar në vitin 2014, mori vlerësim si nga kritikët ashtu dhe nga lexuesit. Ky roman i dha atij çmimin prestigjioz të letërsisë, “Helsingin Sanomat”. /albinfo/