LAJMI I FUNDIT:

Shkon në gjashtë numri i viktimave nga zjarret në Turqi

Shkon në gjashtë numri i viktimave nga zjarret në Turqi

Autoritetet kanë gjetur trupat e dy personave që vdiqën gjatë operacioneve të shuarjes së zjarrit në provincën jugore të Turqisë, Antali, thanë burimet të shtunën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në gjashtë.

Sipas Anadoly Agency, përcjell Telegrafi, dy persona të tjerë që pësuan lëndime nga flakët në rrethin Manavgat të Antalisë u evakuuan dhe u dërguan në një spital lokal, thanë burimet.

“Ne humbëm dy vëllezërit tanë heroikë të përfshirë në luftimin e zjarreve si dëshmorë. Dhimbja jonë është e madhe. Qoftë vendi i tyre parajsa”, tha Bekir Pakdermirli, ministri turk i bujqësisë dhe pyjeve, në Twitter.


Zjarret në Manavgat kishin prekur të paktën 275 persona që nga e premtja pasdite, sipas të dhënave zyrtare. /Telegrafi/