Shkon në 842 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

Shkon në 842 numri i të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri. 10 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 275 teste që janë kryer.
Nga këto 3 janë në Tiranë, 3 në Krujë, 2 në Shkodër dhe 2 në Kamëz.
"Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 275 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 842 qytetarë, ndërsa 605 prej tyre tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 206 persona aktivë me COVID-19", tha Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































