LAJMI I FUNDIT:

Shkon mbi 16 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19, në Britani

Shkon mbi 16 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19, në Britani

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 596, sipas raportit të përditshëm, dhe kështu numri i përgjithshëm i vdekjeve shkon mbi 16,000.

Kjo është një rënie e fortë në krahasim me numrat e së shtunës, kur 888 vdekje janë raportuar atë ditë, transmeton Telegrafi. Sidoqoftë, të dielat dhe ditëve të hëna, ato zakonisht kanë ulje për shkak të vonesës së raporteve dhe përpunimit të tyre. Për më tepër, qeveria nuk llogarit vdekjet në shtëpi dhe qendra e pleqve.


Bilanci tregon gjithashtu një rritje prej 5,850 infeksionesh të reja, gjithashtu më pak sesa rritja e së shtunës.

Tani Mbretëria e Bashkuar ka gjithsej 120.067 raste me infeksione.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, gjithsej 15.944 persona u testuan për coronavirusin e ri në vend. /Telegrafi/