LAJMI I FUNDIT:

Shkollat po boshatisen, klasat pa nxënës, Pajaziti: Instancat e shtetit, “stop migrimit”

Shkollat po boshatisen, klasat pa nxënës, Pajaziti: Instancat e shtetit, “stop migrimit”

Migrimi po boshatis shkollat me mësim në gjuhën shqipe në vend. Gjysmëvjetorin që lamë pas 439 nxënës kanë marrë fletshpërngulje nga shkollat e Komunës së Tetovës, Gostivarit dhe Çairit. Duke u bazuar në këto shifra në Tetovë janë mbyllur tetë paralele. Kjo dukuri ka marrë hov thotë për TVM2 sociologu Ali Pajaziti, sipas të cilit ka faktorë të shumtë që ndërrthuren mes vete që ndikojnë në migrimin masiv të popullsisë.

Reklama

“Gjendja ekonomike, papunësia, politizimi i gjithçkaje mosfunksionimi i meritokracisë dhe si rezultat i kësaj ata nuk shohin perspketivë që të mbesin këtu dhe zgjedhin që të shkojnë në Europë, ku vlejnë vlerat e mirfillta dhe autentike ku rregullat e lojës janë të qarta. Një prej shkaqeve tjera është edhe korrupcioni, një shoqëri e korruptuar shkakton shpersthyerje dhe një ri ri që kërkoj jetë sipas normave e sheh vetën këtu si të tepërt se këtu nuk bëhet dhe si rezultat i kësaj braktiset vendi.”, tha për TVM2 sociologu Ali Pajaziti.

Që të parandalohet ky fenomen Pajaziti sugjeron që instancat e larta shtetërore të krijojnë politika për tu përballur me këtë dukuri.

“Të ju mundësojnë të rinjëve që të vet realizohen që të mbeten këtu, të organizojnë fushata të bashkëpunojnë me organizatat joqeveritare, sektorin civil dhe të gjitha instancat e shoqërisë që të kthehet ai vetëbesim i humbur këtu tek ne.”, tha për TVM2, Pajaziti.

Sociologu Pajaziti poashtu shton se sipas një hulumtimi të realizuar 69 përqind prej studentëve planifikojnë të migrojnë dhe 75 përqind prej tyre nuk e shohin të ardhmen e tyre në vendin tonë. Institucionet kompetenet duhet sa më shpejtë të ndërrmarin masa që të parandalohet edhe ikja e kuadrit të kaulifikuar nga vendi.

Në trend Lajme

Më shumë
A po lëviz Kenia drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës?

A po lëviz Kenia drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës?

Lajme
Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Siguri
Aeroporti i Kukësit nuk po kryen fluturime, humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro

Aeroporti i Kukësit nuk po kryen fluturime, humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro

Lajme
Vrajolli: Përfshirja e Radoiçiqit në sulmin ndaj policisë në veri - indikacion i drejtpërdrejt që ka involvim të shtetit serb

Vrajolli: Përfshirja e Radoiçiqit në sulmin ndaj policisë në veri - indikacion i drejtpërdrejt që ka involvim të shtetit serb

Lajme
Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Lajme
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin –  asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori