LAJMI I FUNDIT:

Shkollat mbyllen në qytetin e dytë më të madh të Pakistanit pasi ndotja arrin nivelin rekord

Shkollat mbyllen në qytetin e dytë më të madh të Pakistanit pasi ndotja arrin nivelin rekord

Ndotja e paprecedentë e ajrit në qytetin pakistanez të Lahores ka detyruar autoritetet të mbyllin të gjitha shkollat fillore për një javë.

Nga e hëna, 50% e punonjësve të zyrës do të punojnë gjithashtu nga shtëpia, si pjesë e një plani të “bllokimit të gjelbër”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ky tym është shumë i dëmshëm për fëmijët, maskat duhet të jenë të detyrueshme në shkolla”, ka thënë ministri i lartë i Punjabit, Marriyum Aurangzeb.


Lahore, qyteti i dytë më i madh i Pakistanit, kryeson listën botërore të qyteteve me ajrin më të ndotur për herë të dytë të dielën.

Sipas të dhënave nga IQAir, indeksi i cilësisë së ajrit, i cili mat një sërë ndotësish, kaloi 1000 të shtunën, shumë më lart se pikë referimi prej 300 që konsiderohet “i rrezikshëm” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Niveli i grimcave të imëta në ajër, më i dëmshmi për shëndetin, u rrit gjithashtu në nivele të rrezikshme.

Ndërkohë Qeveria po u bën thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Kalo në kategori