Edhe pse një muaj pas fillimit të vitit të ri shkollor, mungesa e mësimdhënësve në shkollat fillore e të mesme të Mitrovicës është ende e pranishme.
Kjo po vlerësohet shqetësuese si nga prindërit, drejtorët e shkollave por edhe nga drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës sepse sipas tyre, këto rrethana kanë shkaktuar humbje tek nxënësit, shkruan Telegrafi.
Mungesa e mësimdhënësve janë tek disa shkolla fillore si: “Musa Hoti”,“Shaban Idrizi”, “Shemsi Ahmeti”, “Fazli Grajqevci” e të tjerë, ndërsa nga shkollat e mesme është Gjimnazi “Frang Bardhi” që sfidohet me këtë çështje.
Telegrafi ka provuar të kontaktoj disa herë me drejtorin e shkollës fillore të mesme të ulët “Musa Hoti”, Iset Beka, por i njëjti nuk ka qenë aspak i qasshëm dhe nuk ka pranuar të prononcohet.
Ndërsa, drejtoresha e shkollës fillore të mesme të ulët “Shaban Idrizi”, Saranda Ademi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kanë mungesë të një mësimdhënësi/e për lëndën “Edukatë Qytetare” dhe një tjetër për lëndën e “Kimisë”.
Ademi ka thënë se drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu u ka thënë se për lëndën e parë do t’ju dërgoj një mësimdhënës/e gjatë të premtes, ndërsa për lëndën e dytë do ta dërgojnë gjatë të hënës.
Ajo është shprehur se nxënësit kanë humbur mësimin një muaj, derisa shprehet optimiste se gjatë javës së ardhshme do të gjendet “zgjidhje” edhe për lëndën e “Kimisë”.
“Sot nga DKA u lajmëruan për njërën lëndë, tash besoj që do të lajmërohen edhe për tjetrën”, ka thënë ajo.
Ky problem nga perspektiva e një prindi duket më i madh.
Nëna e një nxënësi në klasën e nëntë në shkollën fillore të mesme të ulët “Shaban Idrizi”, Egzona Sadiku, për Telegrafin ka thënë se nxënësit po humbasin mësim gjithsej në tri lëndë, e që kjo bie në kundërshtim me drejtoreshën e shkollës, e cila ka deklaruar se mungojnë vetëm dy profesorë për lëndë të ndryshme.
“Fëmiu im nuk i mban orët mësimore për tri lëndë që nga fillimi i mësimit. Nuk i mban orët e ‘Kimisë’, ‘Biologjisë’ dhe ‘Edukatës Qytetare’. Fëmijët po humbasin shumë sepse në testin vlerësues kur vjen në fund, nuk kanë njohuri për lëndët”, ka thënë Sadiku.
Ajo është shprehur se si pasojë e mungesës së profesorëve, nxënësit ndonjëherë nuk shkojnë në orën e parë, duke shtuar se orët e humbura nuk i ka zëvendësuar askush deri më tani.
“Një ditë për shembull nuk vijnë në orën e parë, vijnë prej orës së dytë, ndonjëherë vijnë në shtëpi më herët. Prej që ka filluar mësimi vijnë më herët, nuk i mbajnë ato orë hiç, as nuk i zëvendëson askush, janë në minus”, ka përfunduar Sadiku.
Derisa drejtori i Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, Luan Mehmeti, për Telegrafin ka bërë të ditur se mësimdhënësit e lëndëve të “Biologjisë” dhe “Kimisë” e kanë ndërprerë marrëdhënien e punës pa paralajmërim.
Siç thotë ai, njëri ka shkuar jashtë shtetit dhe tjetri ka vazhduar profesionin e njëjtë në Prishtinë, transmeton Telegrafi.
Mehmeti ka thënë se gjatë ditës së djeshme, DKA i ka njoftuar se një mësimdhënëse e “Biologjisë” do të fillojë punën nga e premtja, ndërsa për lëndën e “Kimisë” pritet të zgjidhet gjatë të hënës.
“Sot filloi zgjidhja e problemit, profesoresha e ‘Biologjisë’ ka filluar punën nga e premtja. Ndërsa mësimdhënësi/a e ‘Kimisë’ do të fillojë punën të hënën”, ka thënë ai.
Ai është shprehur se ka qenë “e pamundur” të dërgohet një profesor ose profesoreshë për të dhënë mësim pa qenë pjesë e rekrutimit.
“Gati një muaj nxënësit e kanë humbur mësimin, realiteti është i tillë…Është e pamundur të dërgosh dikë pa qenë pjesë e rekrutimit për të filluar punën apo të mendohet një zëvendësim”, ka përfunduar drejtori i Gjimnazit “Frang Bardhi”.
Për të gjitha këto polemika, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se arsyet e mungesës së mësimdhënës në disa shkolla janë të ndryshme.
“Arsyet e mungesës së mësimdhënësve në disa shkolla janë të ndryshme, varësisht nga profile respektivisht lëndët mësimore e edhe nga procedurat e rekrutimit”, ka thënë Kadriu.
Lidhur me çështjen e dy mësimdhënësve në Gjimnaz, ajo ka thënë se janë në përpjekje për plotësimin e këtyre vendeve.
“Për arsye se dy mësimdhënës të Gjimnazit e kanë ndërprerë marrëdhënien e punës më 30 gusht jemi në përpjekje për plotësimin e këtyre vendeve ( biologji dhe fizikë)”, ka thënë tutje ajo.
Kadriu është shprehur se drejtorët e shkollave kanë obligim të kujdesen për mbarëvajtjen e procesit mësimor duke pasur në konsideratë mungesën e mësimdhënësve.
Sipas saj, kjo situatë është shqetësuese dhe se po punojnë për t’i tejkaluar këto probleme.
“Mungesat e mësimdhënësve janë edhe për neve shqetësim dhe jemi në përpjekje që nga java e ardhme të tejkalohen këto vështirësi”, ka përfunduar drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?