Rreth 100 objekte shkollore deri tash në Kosovë janë shfrytëzuar për aktivitete politike gjatë fushatës zgjedhore. Të nesërmen, në këto shkolla kthehen nxënësit.
Këshilli i Prindërve të Kosovës dhe Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) kanë shprehur shqetësimet për mënyrën se si janë duke i shfrytëzuar partitë politike objektet shkollore për fushatë zgjedhore në kohë pandemie.
Objektet shkollore janë përdorur në disa komuna si Prishtinë, Prizren e Gjakovë.
Ymret Reshiti nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, thotë se veprimet e tilla dhe lejimi i një mase të madhe të simpatizantëve të partive politike që të hyjnë në shkolla, është brengosëse për prindërit dhe fëmijët.
“Shqetësim për ne është mbajtja e tubimeve të partive politike në hapësira shkollore, gjë që ne konsiderojmë se është mundësi shumë e madhe e përhapjes së virusit te nxënësit, për shkak se është e pamundur që të dezinfektohen shkollat në ato hapësira të cilat shfrytëzohen dhe frekuentojnë njerëz të ndryshëm, që mund të jenë bartës të virusit dhe që mund ta lënë (virusin) në shkollë. Ky është shqetësimi numër një për ne”, tha Reshiti për Radion Evropa e Lirë.
Edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj, thotë se shkollat nuk do të ishte dashur të jenë vendtakime dhe hapësira për zhvillimin e aktiviteteve politike gjatë fushatës zgjedhore.
“COVID-19 dihet mund të jetë prezent në një kohë të caktuar edhe në metale, në dru e vende të tjera. Nuk është mirë që shkollat të ngarkohen edhe më shumë me vizita të tilla. Partitë politike aktivitetet e tilla mund t’i mbajnë kudo, por jo në objektet shkollore sepse dihet se edhe ashtu gjysmëvjetori i parë përfundoi para kohe për shkak të pandemisë”, tha Jasharaj.
Sipas Rrjetit të organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), rrjet që promovon zgjedhje të lira e të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, aktivitete politike janë zhvilluar në 98 shkolla.
Në një nga shkollat ku është zhvilluar fushatë zgjedhore në ditët e fundit është Shkolla Fillore “Mustafë Bakija” në Gjakovë. Drejtoresha e kësaj shkolle, Zana Kurtishi-Rudi, th se me një vendim të Komunës së Gjakovës, aktiviteti i njërës nga partitë politike është zhvilluar në shkollë duke respektuar rregullat e rekomanduara. Ajo thotë se hapësira ku është mbajtur aktiviteti është dezinfektuar pas përfundimit të kësaj ngjarjeje.
“Pas përfundimit të aktivitetit hapësira është dezinfektuar. Është vërejtur se gjatë aktivitetit, sepse unë mund ta shoh përmes kamerave, kur është bërë numër më i madh i pjesëmarrësve, disa kanë dalë jashtë (objektit shkollor). Nuk është numëruar (pjesëmarrja e njerëzve), por disa kanë dalë jashtë”, tha Kurtishi- Rudi.
Drejtori i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Gjakovës, Gjevalin Nikollbibaj tha se leja e drejtorisë për shfrytëzimin e hapësirave në shkolla është bërë duke pasur për bazë rekomandimet e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
“Lejen nga ne e kanë për pjesëmarrjes të caktuar të individëve. Nuk e di, janë organet e tjera që e përcjellin se a e teprojnë me numër, por sa i takon dezinfektimit, shkollat e kanë për obligim”, tha Nikollbibaj.
Epidemiologu Isuf Dedushaj, mjek i pensionuar, tha për Radion Evropa e Lirë se pas përfundimit të aktiviteteve, shkollat duhet të dezinfektohen.
“Dezinfektimi duhet të bëhet sipas rekomandimeve të Institutit. Dezinfektimi duhet të përdoret në hyrje të shkollës”, tha ai.
Dedushaj shtoi se derisa ka një numër të madh të pjesëmarrësve në aktivitetet politike në shkolla, dezinfektues duhet të ketë edhe në dysheme dhe në hyrje të shkollës.
Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe drejtorët e disa shkollave në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Gjilan dhe të gjithë kanë deklaruar se pas përfundimit të aktiviteteve, dezinfektimi i shkollave bëhet gjithmonë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City