Shkolla e basketbollit Pressing mban premtimin, Danijel Lutz kthehet në Kosovë

Shkolla e basketbollit nga Peja, Pressing ka siguruar shërbimet e trajnerit të njohur Danijel Lutz, për një kamp stërvitor njëjavor.
Trajneri i njohur kroat do të rikthehet në Pejë, por jo për ta udhëhequr klubin verdhezi.
Lutz do t’i bashkohet shkollës së njohur të basketbollit nga Peja, Pressing, për të qëndruar një javë në një kamp stërvitor.
Pressing ka njoftuar se Lutz do t’i trajnoj fëmijët nga data 25 qershor deri më 1 korrik, ndërsa ka ftuar prindërit të mos lëshojnë rastin për t’i sjell fëmijët.
Rezervoni datat, 25 qershor – 1 korrik! /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































