Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, ka njoftuar se po vazhdojnë me intensitet punimet në shkollën profesionale “Abdyl Frashëri”, me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Dritaret e reja, mbështjellësi termik i ndërtesës dhe ndërhyrjet në kulm janë ndër punimet kryesore që tashmë kanë hyrë në fazën finale.


Shkolla “Abdyl Frashëri” është një nga shkollat profesionale më të rëndësishme në kryeqytet, ku të rinjtë përgatiten në profilet e Teknologjisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Agrobiznesit.

Sipas Elshanit, investimet në infrastrukturën shkollore synojnë krijimin e kushteve më të mira për nxënësit, duke kontribuar në përgatitjen e tyre profesionale dhe në formimin e kuadrove që do t’i shërbejnë vendit në të ardhmen.

“Po krijojmë kushte më të mira për këta nxënës që nesër do të jenë profesionistët e vendit tonë”, ka deklaruar Elshani. /Telegrafi/