LAJMI I FUNDIT:

Shkoi me disa policë për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit, IPK rekomandon suspendimin e komandantit të Policisë në Skenderaj

Shkoi me disa policë për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit, IPK rekomandon suspendimin e komandantit të Policisë në Skenderaj

IPK ka rekomanduar suspendimin e togerit policor, Muhamet Kajtazi, komandant i Stacionit Policor në Skenderaj.

Ai dyshohet se me disa policë kanë shkuar për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit.

Sipas njoftimit, i njëjti me vartësit e tij dyshohet të kenë kryer “shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese”.


Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një togeri policor respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt. Inspektorati Policor ka filluar hetim disiplinor nën dyshimin se i njëjti së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese”.

IPK ka pranuar informatat e para për këtë rast nga Policia e Kosovës dhe dyshohet se togeri policor së bashku me disa zyrtarë të tjerë policorë kanë shkuar për ngushëllime te familja e një personi i cili para disa jave kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ku ishte duke vuajtur dënimin me burgim për disa vepra penale, (dhe së fundi i njëjti është vrarë në territorin e Republikës së Serbisë nga policia atje).

Me këto veprime dyshohet se togeri policor dhe vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së bazuar në fushëveprimin dhe autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Kronika e Zezë
KQZ përfundon numërimin dhe verifikimin e votave për deputetë nëpër qendra komunale

KQZ përfundon numërimin dhe verifikimin e votave për deputetë nëpër qendra komunale

Politikë

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

Lajme
“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

Lajme
Kalo në kategori