Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ishte më argëtuese siç ka ndodhur këto ditët e fundit.

Pas një spektakli të së martës që u anulua duke i njoftuar banorët për vrasjen që ndodhi ditë më parë në Top Channel, ku roja i sigurisë mbeti i vdekur, mbrëmë ata patën mundësin të iu rikthehen sfidave.


Ata kanë zhvilluar konkursin “Miss & Mister Big Brother” kur banorët kanë sfiluar para anëtarëve të jurisë që u zgjodhën Luizi, Olta dhe Kristi.

Screenshot 8 47 Foto: Scrennshot/Big Brother VIP Albania

Pas sfilatave të banorëve, titulli “Miss Big Brother “ iu dhurua modeles Jori Delli teksa ai për “Mister Big Brother” aktorit Elvis Pupa.

Screenshot 10 39 e1680247551883 Foto: Scrennshot/Big Brother VIP Albania

Por, ajo që mori gjithashtu vëmendje ishin reagimet që Luizi bëri gjatë gjithë kohës që Jori po bënte sfilatën e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë gri.

Luizi nuk i ka ndalur flirtet dhe fjalët e bukura në drejtim të saj duke e komplimentuar për paraqitjen dhe fizikun as pas përfundimit të konkursit.

“Pash kokën time vishe se na mbyte, a ke Zot, a ke raft, shko vishu se na mbyte”, i ka thënë këngëtari në një moment derisa po vallëzonte me modelen.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundmi partnerja e tij, Kiara Tito, e cila u eliminua rreth një javë më parë nga shtëpia e BBVA, i dërgoi Luizit një dron për t'i treguar që po e përkrah edhe pas daljes. /Telegrafi/